Contour Global: Kosova e Re siguron furnizim me rrymë dhe mijëra vende pune

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” përveç që do të sigurojë energji eklektike të mjaftueshme për vendit ajo do të ketë edhe ndikime të tjera. Gjatë ndërtimit por edhe pas ndërtimit do të punësohet një numër i konsiderueshëm i punëtorëve.

Shpallja e Kompanisë Contour Global, si investitor i preferuar nga ana e Komitetit Drejtues për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, është një shpresë së ky termocentral do të fillojë të ndërtohet më në fund.

Drejtuesit e kompanisë Contour Global, gjatë një deklarate ekskluzive për Telegrafin janë shprehur të kënaqur që janë shpallur si ofertuesi më i preferuar për të zhvilluar projektin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Garry Lesevely, zëvendëspresident ekzekutiv i Contour Global dhe drejtor ekzekutiv për Evropë Lindore ka thënë se projektin e filluar para dhjetë viteve e kanë përcjellë si kompani me vëmendje.

“Kemi punuar vazhdimisht me përfaqësuesit e mëparshëm dhe të tanishëm të Qeverisë së Kosovës dhe të tjerët akterë për të ndihmuar që të realizojmë investimin më të madhe që është bërë ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Kemi arritur marrëveshje me Qeverinë e Kosovës dhe tani do vazhdojmë me vendosmëri në atë që do të jetë fabrika e energjisë së klasit botëror e cila do të operojë me standardet më të mira mjedisore”, tha ai.

Sipas Lesevelyt, Termocentrali “Kosova e Re” do të sigurojë furnizim me energjisë elektrike të pastër, të sigurt, të besueshëm dhe të përballueshëm për ngarkesën e furnizimit elektrik në Kosovë.

“Po ashtu do të ketë zbutje të problemeve me furnizim me të cilat përballet vendi, të cilat kanë penguar zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik. Përveç sigurimit me energji elektrike, projekti gjithashtu në mënyrë direkte do të ofrojë vende pune për 4 vite gjatë ndërtimit të termocentralit, si dhe qindra pozita me kualifikim të lartë përgjatë 40 viteve të termocentralit”, theksoi ai për Telegrafin.

Po ashtu konsiderohet se projekti i Termocentrali “Kosova e Re” do të ketë ndikime në përgjithësi në ekonomin e Kosovës.

“Projekti do të këtë edhe ndikime tjera indirekte në ekonominë kosovare, duke pasur parasysh investimet masive që do të bëhen”, thotë Garry Lesevely, zëvendëspresident ekzekutiv i Contour Global dhe CEO për Evropë Lindore.

Ndryshe Termocentrali “Kosova e Re” pritet të ndërtohet për një periudhë katër vjeçare nga dita e fillimit e kostoja për ndërtimin e tij do të shkojë deri në 1.4 miliard euro, ndërsa do të prodhojë deri në 600 megavatë orë energji elektrike. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/contour-global-kosova-e-re-siguron-furnizim-me-rryme-dhe-mijera-vende-pune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala