Çollaku: Qeveria s`do të ketë qasje të re ndaj dialogut

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë se Raporti i Progresit për Kosovën i publikuar sot është real dhe se do të punojnë për rekomandimet që i jep ky dokument.

Sa i përket raportit të progresit rreth ligjeve dhe asaj se politika në Kosovë bën ndërhyrje të mëdha në gjyqësor, Çollaku ka deklaruar se ky është një përgjithësim.

Ndërkaq, duke folur rreth mospranimit të Kosovës në UNESCO, Çollaku ka deklaruar se Qeveria nuk do të ketë qasje të re ndaj dialogut Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/collaku-qeveria-sdo-te-kete-qasje-te-re-ndaj-dialogut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala