Çollaku: Pas qershorit, pa viza në BE

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, është shprehur i bindur se qytetarët e Kosovës do të mundë të lëvizin pa viza drejt vendeve të zonës Schengen, gjatë pjesës së dytë të këtij viti.

Ai në një prononcim për gazetën “Zëri” ka thënë se institucionet e Kosovës kanë zbatuar tetë rekomandimet e dhëna në raportin e fundit për vizat.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë thënë se Kosova ka ende punë për të bërë në plotësimin e tetë rekomandimeve.

Edhe anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane thonë se ende nuk janë plotësuar në tërësi tetë rekomandime.

Ata theksojnë faktin se ende nuk është zgjidhur çështja e objektit të Avokatit të Popullit, pastaj ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Megjithatë, Çollaku ka thënë se institucionet e Kosovës kanë zbatuar tetë rekomandimet e dhëna në raportin e fundit për liberalizimin e vizave dhe këto të dhëna, sipas tij, janë përfshirë në raportin që i është dorëzuar BE-së në muajin e kaluar.

“Institucionet e Kosovës kanë zbatuar tetë rekomandimet e fundit në procesin e liberalizimit të vizave, dhe për këtë më 15 janar, i kemi dorëzuar BE-së inputin e fundit për plotësimin e tetë rekomandimeve”, ka deklaruar Çollaku

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/collaku-pas-qershorit-pa-viza-ne-be/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala