Çollaku niset për në Suedi

Autori:Zekirja Shabani

Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku do të udhëtoj të martën për në Suedi,  ku do të zhvilloj  takime me zyrtar të lartë të shtetit suedez me qëllim të marrjes së përkrahjes për avancimin  e agjendës evropiane të Kosovës si dhe për  thellim të bashkëpunimit bilateral.

“Ministri do të pritet nga ministrja e Jashtme e Suedisë, znj. Margot Ëallstrom, me të cilën do të diskutoj ndër të tjera për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe dialogun për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Integrimeve.

Takime do të zhvilloj edhe me përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore e që përveç procesit integrues në fokus të bisedimeve do të ketë edhe çështjen e përfshirjes së Kosovës në iniciativa rajonale dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Vizita zyrtare në Suedi është në vazhdën e angazhimeve të Ministrit Çollaku për të intensifikuar komunikimin me shtetet anëtare të BE-së, me qëllim të rikonfirmimit të mbështetjes për nënshkrimin e MSA-së dhe përmbylljen me sukses të dialogut për liberalizimin e vizave”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/collaku-niset-per-ne-suedi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala