Çollaku: Në vitin 2016, pa viza në BE

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, thotë se vitin e ardhshëm kosovarët do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.
Ndërsa, gjatë kësaj vere pritet edhe nënshkrimi i MSA-së, që përcakton hapin e parë zyrtar drejt anëtarësimit në BE.

Në një intervistë për gazetën “Zëri”, Çollaku flet edhe për krimin e organizuar, luftën kundër korrupsionit, emigrimin ilegal dhe ekstremizmin fetar.

Kosovarët vitin e ardhshëm do ta gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, pa viza, në shtetet e zonës Schengen, ashtu siç e gëzojnë këtë të drejtë të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit. Kështu ka deklaruar ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, duke shtuar se gjatë muajve të verës do të nënshkruhet edhe Marrëveshja për Stabilizim Asociim (MSA) mes Kosovës dhe BE-së, nga e cila vendi do të ketë edhe përfitime të shumta ekonomike.

Sipas tij, MSA-ja do të ketë ndikim pozitiv edhe në rritjen e Investimeve të Huaja Direkete, pasi që, siç thotë ai, investitorët e mëdhenj nuk e trajtojnë njëjtë një vend i cili nuk ka asnjë marrëdhënie me BE-në dhe një vend i cili është duke e zbatuar MSA-në.

Duke folur për kthimin  kosovarëve që emigruan ilegalisht në vendet e ndryshme të BE-së, Çollaku ka bërë të ditur se nga 1 janari 2015 deri më tani janë riatdhesuar mbi 11 mijë qytetarë. /Zëri

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/collaku-ne-vitin-2016-pa-viza-ne-be/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala