Çollaku: MSA-ja për Kosovën, si e shteteve të rajonit

Autori:Avdyl Pajaziti

Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve, tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se MSA-ja paraqet hapin e parë dhe të rëndësishëm drejt integrimit në BE. Ai tha se MSA-ja në çdo aspekt është e ngjashme me marrëveshjet që kanë shkruar vendet e rajonit.

Ministri Çollaku tha se si rezultat i kësaj marrëveshje fati i Kosovës me BE do të jetë i lidhur më ngushtë,

Ai tha se kanë zbatuar kritere dhe reforma të shumta, por nga ky moment e tutje reformat do të bëhen me qëllim të qartë.

“Vlerat e BE-së janë vlera që qytetarët e Kosovës i kanë përqafuar me kohë”, tha Çollaku.

Ai tha se MSA-ja në çdo aspekt është e ngjashme me marrëveshjet që kanë shkruar vendet e rajonit, por po ashtu tha se rasti i Kosovës është i veçantë, duke ditur se pesë vende të BE-së e nuk e kanë njohur Kosovën.

Ministri Çollaku tha se pavarësisht që këto pesë vende nuk e kanë njohur Kosovën, ato kanë treguar konstruktivitet në këtë drejtim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/collaku-msa-ja-per-kosoven-si-e-shteteve-te-rajonit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala