Çollaku: Më vjen keq se si Haradinaj e Limaj po manipulohen prej Albin Kurtit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Integrimeve Evropiane (MIE), Bekim Çollaku, në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjini, duke folur për reagimet e opozitës kosovare, veçanërisht reagimin e mbrëmshëm pas arrestimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka theksuar se i vjen keq se si dy liderë të nderuar sipas tij, si kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe ai i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, “po bien pre e demagogjisë së liderit të LVV-së, Albin Kurti”.

Ai ka thënë se është momenti i fundit kur politika duhet t’i thërras arsyes, dhe të ftohen gjakrat sipas tij, duke shtuar se “është e pafalshme që të shikosh adoleshentë të cilët godasin motrat dhe vëllezërit e tyre të cilat janë në krye të detyrës”.
“Nëse kemi anarki në vend, atëherë është e pakuptueshme të flasim për integrime evropiane. Shenjat fillestare, që po i shohin tash, janë shenja të anarkisë. Liderët e LVV-së kësaj po e manipulojnë elektoratin dhe militantët e vet”, ka theksuar Çollaku.
Ai ka folur edhe për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi si president i vendit, duke e quajtur këtë si një çështje të mbyllur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/collaku-me-vjen-keq-se-si-haradinaj-e-limaj-po-manipulohen-prej-albin-kurtit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala