Çollaku: Kosovarët do të lëvizin pa viza, më 2016

Autori:Zekirja Shabani

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se është reale dhe e natyrshme të pritet që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza.

Këtë deklaratë Çollaku e ka dhënë pas paralajmërimit të ambasadorit austriak, Johann Brieger, se kosovarët mund të lëvizin pa viza në pranverën e vitit të ardhshëm.

”Bazuar në punën tonë dhe përmbushjen e kritereve, është krejt reale dhe e natyrshme që gjatë vitit 2016 kosovarët të lëvizin pa viza në BE”, ka thënë ai. “Në qershor kemi dërguar në Bruksel raportin e tretë gjithëpërfshirës për përmbushjen e kritereve. Gjatë muajit korrik, Komisioni Evropian ka dërguar misionin teknik faktmbledhës në Kosovë, për të verifikuar përmbushjen e kritereve. Ky mision në shtator do të dalë me raportin e qartë, i cili patjetër që do të jetë pozitiv”, ka deklaruar Çollaku. /Gazeta Express/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/collaku-kosovaret-do-te-levizin-pa-viza-me-2016/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala