Çollaku: Kosova pret vendim meritor për viza

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler si dhe ambasadorin e Sllovenisë, Miljan Majhen.

Me diplomatët Pfandler dhe Majhen Çollaku ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe i ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës e sidomos në fushën e integrimit evropian.

Duke diskutuar për agjendën evropiane, ambasadorët përgëzuan ministrin Çollaku për nënshkrimin dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ndërsa sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, ministri i Integrimit Evropian ka theksuar se pret që Komisioni Evropian të prezantoj raportin përfundimtarë ku do të konfirmohet se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Po ashtu ai iu ka thënë diplomatëve se Kosova pret që shtetet mike si Austria dhe Sllovenia të përkrahin heqjen e regjimit të vizave, për çka ka marrë rikonfirmimin e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/collaku-kosova-pret-vendim-meritor-per-viza/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala