Çollaku: Kosova i kreu punët e saj rreth vizave

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku ka thënë se  institucionet e Kosovës i kanë kryer të gjitha obligimet që bien mbi ta për ta marrë liberalizimin e vizave, mirëpo kjo sipas tij, tash varet nga Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të BE-së.

Ai në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë, duke iu referuar liberalizimit të vizave, që shqiptarët e Kosovës të kenë mundësi ta përcjellin kombëtaren e Shqipërisë në kampionatin evropian të futbollit “Franca 2016”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/collaku-kosova-i-kreu-punet-e-saj-rreth-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala