Çollaku: Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, mori sot pjesë në panelin diskutues me temën: “Liberalizimi i vizave për Kosovën – Lëvizja nga izolimi në integrim”, nën organizimin e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Qendrës Evropiane për Politika në Bruksel (EPC).

Sipas komunikatës së dërguar nga Ministria e Integrimit Evropian, Çollaku informoi të pranishmit se ditë më parë ka dorëzuar në Bashkimin Evropian inputin e fundit për plotësimin e tetë rekomandimeve të fundit në këtë proces dhe se tani pret veprime të shpejta nga Komisioni Evropian.

“Ky input përfshin të arritura dhe rezultate të qarta që janë arritur në tre muajt e fundit nga institucionet kosovare në adresimin e rekomandimeve të fundit të procesit të liberalizimit të vizave, për të cilat presim vlerësim pozitiv nga institucionet e BE-së. Ne presim që vizita e paralajmëruar e komisionarit të BE-së, Dimitris Avramopoulos në Kosovë, të përmbyllet suksesshëm dhe t’i hap rrugën procedurave për heqjen e vizave për kosovarët. Kjo duhet të ndodh për faktin se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara me udhërrëfyes dhe është plotësisht e gatshme për këtë proces”, ka thënë ministri i integrimit Evropian.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/collaku-kosova-i-ka-plotesuar-kriteret-per-liberalizimin-e-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala