Çollaku: Jam i sigurt, qytetarët e Kosovës këtë vit do të udhëtojnë pa viza

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, gjatë vizitës së tij zyrtare në Strasburg, ka zhvilluar takime të ndara sot me komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, z. Johannes Hahn si dhe zëvendëspresidenten e Parlamentin Evropian njëherësh raportuese për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek.

Ndërkaq Ministri Çollaku, përmes një statusi në profilin e tij të rrjetit social Facebook, tha se temë diskutimi gjatë këtyre takimeve ishte avancimi i agjendës evropiane të Kosovës e në veçanti përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët.

Ky i fundit tha se ka njoftuar Komisionerin Hahn se me përmbushjen e kritereve teknike të parapara me udhërrëfyes, është koha që të prekim rezultatin final të liberalizimit të vizave.

Ja statusi i Ministrit Çollaku:

‘’Sot në Strasburg zhvillova takime me Komisionerin Johannes Hahn si dhe Nënkryetaren e Parlamentit Evropian Ulrike Lunacek. Temë diskutimi e këtyre takimeve ishte avancimi i agjendës evropiane të Kosovës, dhe në veçanti përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët.

Kishim një takim të mirë me Komisionerin Hahn, ku i tregova se me përmbushjen e kritereve teknike të parapara me udhërrëfyes, tani është koha që të prekim rezultatin final të liberalizimit të vizave. Nga ana e tij Komisioneri Hahn është shprehur i kenaqur me progresin në procesin e liberalizimit të vizave.

Në fund, bazuar në të gjitha indikacionet dhe punën e bërë, jam i sigurt se gjatë këtij viti të gjithë qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e zonës Schengen.’’

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/collaku-jam-i-sigurt-qytetaret-e-kosoves-kete-vit-do-te-udhetojne-pa-viza/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala