Çollaku, i kënaqur edhe me 92 votat për UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri për Integrime i Republikës së Kosovës, Bekim Ҫollaku, mos arritjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO e ka quajtur dëm.

Megjithatë, sipas tij, ai është inkurajuar për mbështetjen që Kosova ka rritur të mobilizojë.

“Na mbështetën 92 shtete! Nuk është moment për tu qarë, por ta shfrytëzojmë këtë si inspirim për punë edhe më të madhe. Kjo s’na ndalë dot, por bën të kthehemi edhe më të fortë”, ka shkruar ndër tjerash Çollaku.

Ja postimi i plotë i tij:

Mburrem me fushatën e vlerave të bazuar në argumente pozitive dhe ka dëshmuar një qasje serioze dhe maturi. Kjo nuk ka shkuar për dëm, sepse është e sigurt qe pas kësaj fushate Kosova ka më shumë miq. Kjo fushatë ka tërhequr në anën e Kosovës publikisht edhe shumë brenda dhe jashtë institucioneve, edhe nga fusha të artit, kulturës, botës akademike.

Kemi bërë përvojë të çmuar për ta quar këtë proces deri në fund, dhe atë jo vetëm për jo vetëm këtë anëtarësim, por edhe shumë të tjera që do të pasojnë. Fushata raciste e Serbisë është e paqëndrueshme, nuk do të lejojmë që në njërën anë të luaj lojën evropiane e në anën tjetër të krijoj pengesa.

Ta marrim me kokë të ftohtë – dhe të vazhdojmë me përkushtimin tonë. Edhe një here mburrëm më qasjen pozitive e shembullore të e ka pasur secili që e ka mbështetur Kosovën në UNESCO – një ëndërr që do ta bëjmë realitet patjetër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/collaku-i-kenaqur-edhe-me-92-votat-per-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala