Çollaku do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Hungarisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në vazhdimësi të vizitave zyrtare dhe intensifikimit të komunikimit me shtetet anëtare të BE-së, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, udhëton sot për në Hungari, ku do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të këtij shteti, Peter Szijjarto.

Me ministrin hungarez do të diskutojë për agjendën evropiane të Kosovës, me theks të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave si dhe vazhdimin e bashkëpunimit bilateral mes të dyja shteteve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/collaku-do-te-takohet-me-zyrtare-te-larte-shteteror-te-hungarise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala