Çmimi i naftës vazhdon të bie

Në tregun e produkteve, nafta referencë amerikan shënoi një rënie me 0.4 përqind në $43.77 për fuçi, pasi mori një goditje gjatë natës nga trendi i dollarit dhe qëndrimi se OPEC nuk kishte opsione veçse të mbante prodhimin në një treg me ofertë të lartë.
Nafta bruto amerikne kishte rënë në nivelin më të ulët të gjashtë viteve prej $42.03 për fuçi në fillim të kësaj jave.
Rënie me 0.13% shënoi dhe nafta referencë europiane, Brent, që tregtohet të premten rreth 54.36 USD për fuçi.