Çmimi i naftës në treg ngritët për 2.3 për qind

Autori:Avdyl Pajaziti

Është ngritur çmimi i naftës në treg, pas deklaratës së ministrit rus të energjetikës, se Rusia mund të marrë pjesë në mbledhjen e OPEC-ut, për të diskutuara rreth çmimit shumë të ulët të naftës.

Ministri rus i energjetikës Alexander Novak ka thënë se forum ndërkombëtar i investimeve Sochi 2015 dhe Organizata e Vendeve për Eksportin e Naftës (OPEC) mund të organizojnë një takim në nivel teknik.

“Rusia është e gatshme të diskutojë për situatën e naftës dhe gazit,” ka thënë ai.

Kjo do të jetë pjesëmarrja e parë e Rusisë, në një takim të tillë. Si fuqia e tretë në botë për prodhimin e naftës, Rusia asnjë herë nuk ka marr pjesë në mbledhjet për caktimin e çmimit.

Por tashmë çmimi i ulët i naftës është duke ndikuar keq në ekonominë ruse dhe të hyrat e qeverisë.

Deklarata e ministrit Novak, ka ndikuar që çmimi i naftës të ngritët për 2.3%. Aktualisht një barel i naftës shkon në 49.25 dollarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cmimi-i-naftes-ne-treg-ngritet-per-2-3-per-qind/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala