Çmimet e naftës: E pazakontë, por normale

Autori:Zekirja Shabani

Kur çmimi i naftës ra vitin e kaluar, shumë supozuan se viktimat e para do të ishin kompanitë e vogla amerikane që janë të specializuara në nxjerrjen e naftës ‘së pazakontë’ nga shisti argjilor, bitumi i rërës dhe të tilla forma. Në fund të fundit ishte normale të mendoje se me kostot e tyre të larta të prodhimit dhe borxhet pa fund, këto firma kanë qenë në thelb më të prekshme ndaj goditjeve të çmimeve sesa kompanitë e mëdha të naftës. Në të vërtetë, zyrtarët sauditë madje sugjeruan se ata refuzuan reduktimin e prodhimit të tyre pikërisht për t’i nxjerrë këto firma jashtë loje.

Megjithatë gjashtë muaj më vonë, ka pak shenja se basenet e shistit argjilor të Amerikës kanë falimentuar, ku shpimi horizontal dhe frakturimi hidraulik kanë udhëhequr drejt bumit prodhimin e naftës dhe gazit në pesë vitet e fundit.

Scott Nyquist i McKinsey, një firmë konsulence, thotë se rënia e çmimeve nuk ka shkaktuar ‘trazira të menjëhershme’ që u supozua fillimisht. Një analizë e 300 kompanive të pavarura amerikane të naftës dhe gazit në tremujorin e parë të këtij viti tregon se më shumë se dy të tretat zotëronin bilance të shëndetshme, me të paktën po aq kapital sa edhe borxh. Në të njëjtën logjikë, borxhi i dy të tretave të firmave të mesme në sondazh kanë tregtuar në 80% ose më shumë të vlerës së saj nominale, duke sugjeruar se investitorët nuk janë shumë të shqetësuar për shëndetin e tyre. Firmat që janë futur në telashe janë ato me leasing të pasuksesshëm, ose të cilat janë mbështetur në sipërmarrje të mëdha vitin e kaluar, pak para se të niste rënia e çmimeve. Shifrat e përpiluara nga bankierët e investimeve në Barclays tregojnë për një histori të ngjashme. Edhe pse yield-et mbi ‘obligacionet e paqëndrueshme’ emetuar nga firmat amerikane të energjisë janë rritur nga një nivel i ulët prej 5% në verë në më shumë se 10.5% në dhjetor, ata që nga ajo periudhë kanë rënë sërish në 8% (afërsisht e njëjta shifër si në mes të vitit 2012). Me fjalë të tjera është bërë disi më e shtrenjtë për shpuesit që të marrin hua, por nuk ka asnjë shenjë që tregon për ndonjë tkurrje ‘paralizuese’.

Numri i mekanizmave të shpimit për naftë në Amerikë ka rënë përgjysmë që nga tetori, nga rreth 1,600 në 800; që përfundimisht do të reduktonte prodhimin. Megjithatë, për momentin, prodhimi i naftës amerikane është ende në rritje: në mars ai u rrit me 120,000 fuçi në ditë.

Një arsye është se shpuesit kanë qenë në gjendje të reduktojnë kostot, së bashku me pjesën tjetër të industrisë së naftës, teksa ka rënë çmimi i punës, çelikut dhe inputeve të tjera. Kjo u jep një nxitje financave të tyre. Ata janë gjithashtu duke përfituar nga përmirësime të vazhdueshme në produktivitet. Këto përfshijnë të dhëna më të mirë sizmike, që do të thotë më shumë shpime të suksesshme, aftësinë për të shpuar më shumë puse nga një vend i vetëm dhe, pritshmëritë për polimere dhe lëngje të tjera që ndërpresin përdorimin e ujit apo e zëvendësojnë krejtësisht atë.

Rezervat e naftës janë vlerësuar në tetor, vë në dukje Michael Cohen i Barclays. Ato të çmuara vitin e kaluar, me naftën në rreth 100 dollarë për fuçi, do të vlerësohen shumë më pak këtë herë. Por edhe firmat me probleme nuk janë të detyruara të reduktojnë domosdoshmërisht prodhimin. Pronarët e rinj mund të blejnë asetet e tyre me çmim të ulët dhe të vijojnë të pompojnë.

Mësimi kryesor është se, edhe pse rënia e çmimeve ka qenë diçka e keqe për prodhuesit në vende të tilla si në Detin e Veriut, ai nuk e ka ‘minuar’ bumin e naftës së Amerikës. Në të vërtetë, Amerika po zëvendëson Arabinë Saudite si ‘motorin’ e prodhimit në botë. Shpuesit kanë shpuar shumë puse dhe më pas i kanë mbyllur, duke pritur që çmimi të rritet përsëri. Nëse kjo ndodh, zoti Cohen pret që prodhimi të fillojë mes 300,000 dhe 800,000 fuçive në ditë.

Gjithashtu nuk ekziston ndonjë shenjë për t’iu larguar naftës jokonvencionale në aspektin e investimeve kapitale. Nafta e pazakontë ka fituar një pjesë gjithmonë e më të madhe të ‘tortës’ vitet e fundit. Investime të të gjitha llojeve do të fundosen këtë vit, por Rystad Energy, një firmë kërkimore, percepton se do ‘rilindin’ fort sërish pas kësaj. Një parashikim i ri nga Administrata e Informacionit Energjetik të Amerikës llogarit se rritja e prodhimit dhe efikasiteti më i madh nënkuptojnë se vendi do të ndalojë importimin e energjisë mes viteve 2020 dhe 2030, në varësi të çmimit.

Kjo kontribuon në ‘tablonë’ ku çmimet e naftës – me përjashtim të trazirave të mëdha gjeopolitike – duken se nuk kanë gjasa të rriten ndjeshëm. Vërtet, kërkesa globale për naftë është pozicionuar drejt rritjes, dhe fushat e vjetra të naftës po shterojnë, që do të thotë se një pjesë e mirë e industrisë ka nevojë të ‘riorganizohet’ në mënyrë që të ‘qëndrojë ende në këmbë’.

Por mesazhi që vjen nga Amerika është se kombinimi i financës dhe teknologjisë është më shumë se një ‘garë’ për gjeologji./monitor/

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cmimet-e-naftes-e-pazakonte-por-normale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala