Çmimet e naftës bien nën 30 dollarë për fuçi

Autori:Avdyl Pajaziti

Çmimet e naftës kanë rënë për kohë të shkurtër nën 30 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare, për herë të parë qysh në prill të vitit 2004.

Nafta e papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, ka rënë në 29.96 dollarë, për t’u kthyer më pas në 30.22 dollarë.

Çmimet e naftës kanë rënë për 70 për qind në 15 muajt e fundit.

Më herët, kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka thënë se akrobacia e çmimeve të naftës mund ta detyrojë vendin e tij të rishikojë buxhetin për vitin 2016.

Ai ka thënë se Rusia duhet të përgatitet për skenarin më të keq ekonomik nëse çmimet e naftës vazhdojnë të bien.

Taksat nga nafta dhe gazi gjenerojnë gjysmën e të ardhurave të Qeverisë ruse.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cmimet-e-naftes-bien-nen-30-dollare-per-fuci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala