“Çmenden” çmimet në bregdetin e Shqipërisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Bashkë me vapën e korrikut po “çmenden” edhe çmimet në Shqipëri, madje duke ia kaluar Greqisë dhe disa vendeve të BE-së.

Për të shuar etjen me ujë, një turisti në bregdetin e Shqipërisë i duhet të paguajë për një shishe gjysmëlitërshe me ujë 1.8 euro, ndërsa për të shuar vapën me birrë të shërbyer me gota të vogla plastike në plazhin e Shëngjinit duhen rreth 5.7 euro (pasi një gotë e vogël plastike me birrë kushton 2.85 euro).

Në mjaft lokale në bregdetin e Shqipërisë që nga veriu, por kryesisht në jugun e këtij vendi, që nga më të thjeshtat, baret deri te restorantet, turistët po përballen me çmime tepër të larta.

Dhe çmime marramendëse janë shënuar nga artikujt më të përdorshëm, siç janë uji dhe birrat, deri tek ato më të preferuarat, prodhimet e detit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cmenden-cmimet-ne-bregdetin-e-shqiperise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala