Clinton: S’jemi në luftë me islamin

Autori:Avdyl Pajaziti

Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka bërë thirrje për unitet global për të shtypur grupin militant të Shtetit Islamik (IS).

Tre kandidatët e Partisë Demokratike kanë nisur debatin e tyre në Ajoa me një minutë heshtje për viktimat e sulmeve terroriste në Paris.

“Ne nuk jemi në luftë me Islamin. Jemi në luftë me ekstremizmin e dhunshëm”, ka thënë Clinton.

Clinton, senatori Bernie Sanders dhe ish-guvernatori i Merilandit, Martin O’Malley, kanë bërë thirrje për përgjigje më të fuqishme kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Sanders dhe O’Malley kanë kritikuar Clintonin për mbështetjen e saj fillestare për pushtimin e Irakut nga SHBA-ja.

Clinton është favorite për nominimin nga Demokratët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/clinton-sjemi-ne-lufte-me-islamin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala