Cliff: Për gjykatat vendoset në Bruksel

Autori:Zekirja Shabani

Ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Cliff, thotë se në takimin e 9 shkurtit në Bruksel mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, pret që të arrihet marrëveshja për gjykatave në Veri.

Ambasadori Cliff, në një intervistë për ‘Dnevnik’ në Serbi, ka thënë se shpreson që më 9 shkurt, marrëveshja e parë që do të arrihet do të jetë ajo për gjykatat në veri, pasi kjo ishte shumë afër të arrihej para zgjedhjeve në Serbi.

Ai thotë se ende ka shumë punë për t’u përfunduar marrëveshja për energjinë dhe telekomunikacionin, që sipas tij janë çështje komplekse.

Cliff ka përsëritur qëndrimin e vendeve të BE-së, se e ardhmja e rrugës së Serbisë drejtë BE-së, varet nga rezultati i dialogut me Kosovën. Ky rezultat sipas ambasadorit britanik është thelbësor edhe për hapjen e Kapitullit 35 të negociatave të Serbisë me BE-në.

Ai ka folur edhe për ekstremizmin islamik, dhe pjesëmarrjen e kosovarëve në luftërat e ISIS. Sipas tij, atje po marrin pjesë edhe shumë qytetarë britanik, njëjtë sikurse siç po ndodhë me Kosovën, por thotë të shpreson që parlamenti i Kosovës të miratojë ligjin që ndalon pjesëmarrjen në luftëra të huaja të qytetarëve të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cliff-per-gjykatat-vendoset-ne-bruksel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala