Çka u premtoi kryeministri Mustafa familjarëve të veprimtarëve të LDK-së, të vrarë pas luftës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur të premten në takim familjarë të veprimtarëve të LDK-së, të vrarë pas luftës në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Mustafa i ka falënderuar familjarët e veprimtarëve të LDK-së për vizitën e tyre, duke çmuar lartë kontributin e jashtëzakonshëm që këto personalitete të shquara të lëvizjes për liri, kanë dhënë për lirinë dhe demokracinë në Kosovë, kontribut që po çmohet brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës.

“Kryeministri po ashtu i siguroi për angazhimin e tij për të kontribuuar në çdo formë për zbardhjen e vrasjes së këtyre personaliteteve të shquara dhe për statusin e tyre. Familjarët e veprimtarëve të LDK-së, uruan kryeministrin Mustafa për detyrën, duke theksuar se është koha e fundit që sistemi i drejtësisë në vend, të zbardh vrasjet e veprimtarëve të LDK-së si dhe që të trajtohet statusi i tyre”, përfundohet në njoftim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cka-u-premtoi-kryeministri-mustafa-familjareve-te-veprimtareve-te-ldk-se-te-vrare-pas-luftes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala