Çka thonë psikologët për ata që i zvarrisin gjërat ?

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka shumë mënyra për tu shmangur nga suksesi në jetë, por mënyra më e sigurtë është zvarritja. Zvarritësit e sabotojnë vetveten. Ata vendosin pengesa në shtegun e tyre drejt suksesit. Ata në fakt zgjedhin shtegun që ua stagnojnë performancën.

Psikologët thonë se ata nuk janë të lindur, mirëpo bëhen me kalimin e kohës. Psikologët nga universitetet e njohura botërore, si Universitei i Chigao-s, Universiteti Carleton në Ottaëa etj, japin mendimet e tyre për njerëzit e tillë.

  1. Njëzet përqind e njerëzve janë zvarritës kronik. Për ta zvarritja është stil jetese. Kjo ndikon tek ta në gjdo aspekt jetësor. Nuk i pagujanë faturat, nuk mirren me sport, dhe në përgjithsi nuk janë të përgjegjshëm.
  2. Zvarritja nuk është diçka e parëndësishme, edhe pse ne si kuluturë këtë nuk e marrim si problem serioz. Kjo paraqet një problem të thellë në vetë-rregullim.
  3. Zvarritja nuk është problem i menagjimit të kohës apo i planifikimit. Zvarritësit janë ndryshe nga ne në aftësinë e tyre për çmueshmërinë e kohës, ndonëse ata janë më optimist sesa të tjerët. “ Ti thuash një zvarritësi të blejë një përkujtues javor, është si ti thuash dikujt i cili është në depresion kronik të buzqeshësh.”
  4. Zvarritësit janë të krijuar,e jo të lindur. Zvarritja mësohet në mjedisin familjar, por jo në mënyre direkte. Kjo është një përgjegjësi prindërore. Të pasurit e një prindi të ashpër dhe kontrollues krijon barrierë për fëmijën që të zhvillojë aftësinë e rregullimit të vetvetes, nga zhvillimi dhe krijimi i qëllimeve të tyre e deri tek veprimi me ta. Zvarritja mund të jetë edhe një formë e rebelimit.
  5. Zvarritja çon deri në konsumimin e lartë të pijeve alkoholike. Zvarritësit pijnë alkohol më shumë sesa e parashikojnë të pijnë.
  6. Zvarritësit e gënjejnë vetveten duke thënë, “do të ishte më mirë ta bëja neser këtë”, apo “Unë punojë më mirë nën presion.” Por në fakt ata nuk e nxisin vetveten të punojnë të nesërmën, apo të punojnë më mirë nën presion. Veç kësaj, ata e arsyetojnë veten me “nuk është edhe aq e rëndësishme”.

Zvarritja paraqet një problem serioz për shoqërinë dhe komunitetin ku jetojmë. Pa marrur parasysh a jemi “mini zvarritës”, kjo paraqet problem pasiqë ajo mund të zhvillohet. Pasojat e saj mund të jenë të mëdha, deri në humbjen e sensit të jetës. Ilaçi më i mirë është që ta motivojmë vetveten për punë, mësim dhe për gjërat tjera të dobishme të cilat janë produktive për vetveten e deri tek shoqëria. Ndërsa, prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm në edukimin e fëmijëve të tyre, duhet të ju japin më shumë hapsirë në shprejen e tyre, dhe të komunikojnë më shumë me ta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cka-thone-psikologet-per-ata-qe-i-zvarrisin-gjerat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala