Çka thanë serbët për vdekjen Ibrahim Rugovës? (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në vitin 2006, AP kishte realizuar një kronikë në Beograd, ku kishte pyetur disa qytetarë për vdekjen e presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova.
I pari që shihet duke u deklaruar në video është Oliver Ivanoviq, i cili edhe atë kohë ishte një nga liderët e serbëve të Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Vdekja e z. Rugova do të shkaktojë një boshllëk të madh, jo vetëm në partinë e tij politike, por në të gjithë skenën politike shqiptare. Frikësohem nga lufta për pushtet dhe se kjo luftë për pushtet mund të sjellë tensione dhe çdo tension është rrezik për serbët e mbetur në Kosovë. Kërkoj nga UNMIK-u dhe KFOR-i që të bëjnë më të mirën e tyre që të mbrojnë serbët në enklavat e izoluara”, kishte deklaruar Ivanoviq.

Përveç liderëve serb, ishin pyetur edhe qytetarë të Beogradit.

“Reagimi im vjen si një qenie njerëzore dhe si qytetare e Serbisë dhe Malit të Zi dhe më vjen keq për humbjen e një jete. Ka gjasa që situata në Kosovë të ndryshojë dhe të radikalizohet me politikanët e mbetur atje, ky është opinioni im pasi pashë bashkëpunëtorët e Rugovës”, kishte deklaruar një qytetare në Beograd.

Ndërkohë, një qytetar tjetër u deklarua kështu:

“Nuk mendoj se vdekja e tij do të ndryshojë ndonjë gjë në Kosovë, ai ishte thjesht pjesë e një imazhi më të madh, dhe shqiptarët do të vazhdojnë me politikat e tyre drejt qëllimit final që e kanë, pavarësisë. Ai ishte thjesht pjesë e makinerisë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cka-thane-serbet-per-vdekjen-ibrahim-rugoves-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala