Çka tha Limaj për Thaçin? (VIDEO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, doli të dielën para mediave për të treguar se është krenar me dy momente në jetën e tij.

E ato kishin të bënin me ish-bashkëluftëtarin dhe shokun e tij Hashim Thaçi.

“Ndihem i nderuar se me Hashim Thaçin, kemi punuar bashkë në projektin për lirinë e Kosovës. Ndërsa po ashtu ndihem krenar që me të na ka ndarë pikërisht projekti i futjes së Serbisë në Kosovë, dhe nga ai moment unë i kam dalë kundër”, ka thënë Limaj.

Fundi i miqësisë dhe kundërshtimi i ideve të Thaçit i cili po përkrahet nga të huajt, Limaj po beson se nuk ia prishin raportet me ndërkombëtarët.

Bile mikun e dikurshëm Limaj tani po e krahason me diktatorët e lindjes së mesme Hosni Mubarakun e Benalun, për shkak të veprimit të pozitës në Kuvend.

Për të dalë nga kjo krizë kreu i Nismës ka tri opsionie. I pari është pak i besueshëm që të ndodhë për shkak se kërkon tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshja e Brukselit dhe ajo me Malin e Zi.

E dy të tjerët janë këto: Referendum dhe zgjedhje të reja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cka-tha-limaj-per-thacin-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala