Çka pritet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës?

Autori:Gazeta Fjala

 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka thirrur për sot seancën e parë të sesionit pranveror të legjislativit.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës përmes një njoftimi për medie, ka bërë të ditur rendin e ditës, me këto pikë:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-237 dhe me Ligjin nr.05/L-068,
  5. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10,
  6. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huas,
  7. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK,
  8. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për zhvillim për realizimin e Projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit,
  9. Votimi i Propozim-Amendamentit nr. 25 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ri-proceduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësimin e të papunëve, punëkërkuesve dhe punëdhënësve,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,

 

  1. Shqyrtimi i Parë i Projektligjit për Kundërvajtje,
  2. Shqyrtimi i Parë i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,
  3. Shqyrtimi i Propozim-Rregullores për procedurat e zgjedhjes dhe shkarkimit të Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të Avokatit të Popullit,
  4. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizimin,
  5. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Policinë,
  6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspeksionin Bujqësor,
  7. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2016,
  8. Zgjedhja e një (1) anëtari në Këshillin Gjyqësor të Kosovës,
  9. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cka-pritet-te-diskutohet-ne-kuvendin-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala