Çka po ndodhë me listat e Zonës Operative të Pashtrikut?

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas publikimit të listave nga Zona Operative e Pashtrikut, ku ende mungojnë edhe listat e disa brigadave nga kjo zonë, kanë filluar edhe pakënaqësitë e ish ushtarëve të UÇK-së nga kjo zonë, transmeton portali i lajmeve “Infokusi”.

Nëpërmjet rrjetit social “Facebook” kanë reaguar disa nga bashkëluftëtarët e Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”, Njësia  Diverzantoi Zbuluese “Arbëri”. Ata kanë akuzuar se listat janë të fryra dhe se në to figurojnë edhe njerëz që nuk ishin pjesë e UÇK-së dhe se në to mungojnë disa luftëtarë, transmeton “Infokusi”.

Basri Shala i njohur gjerësisht në opinionin shqiptar si Virusi, ish ushtar i Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës, ka postuar në statusin e tij një pyetje për bashkëluftëtarët e tij në mënyrë që ta sqaroi dhe konfirmoi nga bashkëluftëtarët se a ishte, apo jo ushtarë i UÇK-së  Genci Ekrem Cërvadiku? Në komentet e marra nga bashkëluftëtarët ka rezultuar se Cërvadiku ishte Ushtarë i UÇK-së dhe ishte në Njësinë për Komunikim pranë Zonës Operative të Pashtrikut, kurse të njëjtit i është refuzuar statusi i veteranit të UÇK-së.

Nga komentet e bashkëluftëtarëve në këtë status të Virusit lë të kuptohet se një grup bashkëluftëtarësh janë duke u përgatitur për të bërë kallëzim penal në gjykatë për komisionin i cili ka manipuluar me listat siç thuhet në komente.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cka-po-ndodhe-me-listat-e-zones-operative-te-pashtrikut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala