Çka mësoi ish-gruaja e Elon Musk nga ai

Çmenduri dhe dhunti nga Zoti. Këto janë kualitetet që nevojiten për të arritur sukses ekstrem, si Bill Gates, Richard Branson, Steve Jobs apo Elon Musk.
Kjo vie sipas perspektivës personale të Justine Musk, e cila ishte ish-gruaja e Elon Musk.
Për ata që nuk e dijnë, Elon Musk është bashkëthemeluesi i sistemit për pagesa ‘PayPal’, themeluesi dhe Drejtori ekzekutiv i kompanisë për anije kozmike ‘SpaceX’ dhe kompanisë për prodhimin e veturave elektrike ‘Tesla Motors’, dhe kryetar i i kompanisë për energji diellore ‘Solar City’. Konsiderohet si supersukses.
Ata të cilët kanë arritur “sukses ekstrem”, thotë Justine, e cila e ka divorcuar Elon-in në vitin 2008, jetojnë ndryshe nga të tjerët. “Këta njerëz priren për të qenë fanatik dhe njeri që nuk përshtatet, të cilët ishin të detyruar që të përjetojnë botën në një mënyrë sfiduese jo të zakonshme,” tha ajo në një përgjigje të dhënë.
“Ata nuk mendojnë siç mendojnë njerëzit tjerë. Ata i shohin gjërat nga një këndi që hap ide dhe njohuri të reja. Njerëzit e tjerë i konsiderojnë ata të çmendur.”