Çka i tha Millosheviqit e Stanishiqit, Haradin Bala në Hagë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka kohë që Haradin Bala, nga Korotica e Drenicës, është liruar nuk burgu i Hagës. Ai ka vuajtur dënimin atje prej 10 vitesh.

Pesë vitet e fundit ai i ka vuajtur në Francë, ndërsa ka refuzuar edhe lejeqëndrimin francez, vetëm pse me padurim priste kthehej në Kosovë.

“Kam një vit me të tregu sene”, thotë Haradini. “Jam krenar për të kaluarën time. Kam mbetur kështu i varfër, po krenar. Askujt nuk ia ka ndie për mu – po flas për ata që është dashur t’ua ndiejë e të kujdesën për mu e familjen time. Po nejse.

Rrëfimi më interesant i tij ndërlidhet me Sllobodan Milosheviqin dhe shefin e tij të shërbimit, Jovica Stanishiqin.

“Ua kam ditë ditëlindjet të gjitha shkinave. Edhe gruas së Millosheviqit, edhe të Karaxhiqit, edhe të Stanishiqit. Sa herë kanë pas gratë ditëlindjen, burgu na sillte sipas porosisë, ose një qengj, ose një derr. Fillova edhe unë t’ja festoja gruas time ditëlindjen. Dhe, njëherë, vazhdon Haradin Bala, tek po shëtisnim me Milosheviqin, ai andej telave, unë këndej. I thash: ‘Pash Zotin, qysh po e ndin vetën ti, ish- president, unë bujk. Ti krevat, unë krevat. Ti 90 euro rrogën, unë 90 euro. Ti ke me vdek këtu, unë kam me dalë’. Milloshi nuk bëri za, se i erdhi inati”, thotë Haradini.

“ Ndërsa, tek po rrinim me Jovica Stanishiqin, e pyeta: ‘Sa keni punu në UDB-ën jugosllave dhe atë të Serbisë? 41 vite. Ani qysh bre një fshatar Drenice me ta pshurrë shtetin’? ‘Valla ke të drejtë he kuku për ne’, ma ktheu Stanishiqi”, rrëfen Haradin Bala>

Thotë se kapitali më i madh i jetës time janë fëmijët e tij dhe populli i Kosovës që është i lirë. Por, ndihet i zhgënjyer pas luftës.

“Kam i zhgënjyer pothuajse me çdo gjë. Shihni listat e veteranëve. Turp kush ka hy nëpër to”, thotë Bala.

Ai ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar nga Gjykata e Hagës me 13 vjet burgim. U gjet fajtor në pikat: 4 – torturë (shkelje e ligjeve apo zakoneve të luftës); në pikën 6 – trajtim mizor (shkelje e ligjeve apo e zakoneve të luftës); dhe pikën 10 të aktakuzës – vrasje.

“Dhoma ju shpall të pafajshëm për të gjitha pikat e tjera të aktakuzës”, kishte thënë atë kohë kryegjykatësi Kevin Parker. “Ju keni pasur rolin e rojës në kamp-burgun e Llapushnikut, por nuk keni pasur rol komandues. Gjithashtu, shpalleni fajtor për vrasjet në malet e Berishës. Ju keni liruar disa dhe keni ekzekutuar disa të tjerë. Prandaj, dënoheni me 13 vjet burgim”, ka thënë Parker, i cili kishte treguar se koha që i pandehuri e ka kaluar në paraburgim do të llogaritet tërësisht dhe se ai do të mbetet në Sheveningen deri kur të vendoset se ku dëshiron ta vuajë dënimin. /parrotlla.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cka-i-tha-millosheviqit-e-stanishiqit-haradin-bala-ne-hage/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala