Çka është ndërmarrësia ?

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Fjala ndërmarrës (entrepreneur)  daton që nga shekulli  dymbëdhjetë , ndërsa lidhet me fjalën franceze ‘enterprendre’, “që do të thotë të bësh diçka ndryshe, të ndërmarrësh, dhe të veprosh pak më ndryshe.”

Teora e ndërmarrësisë nuk jep një tërësi të konkluzioneve të gatshme të përkryera, të cilat do të zbatoheshin menjëherë në praktikë. Ajo është më tepër një metodë, një aparat i mendjes, një teknikë e të menduarit, që e ndihmon zotëruesin e saj të nxjerrë dhe të marrë vendime të drejta, në kohë të duhur.

Ndërmarrës janë të gjithë, që nga momenti kur e vendosim hapin e parë për ta arritur një qellim konsiderohemi ndërmarrës  p.sh kur nisemi nga shtëpia për në shkollë, atëherë kemi ndërmarrur diçka.

Ekonomistët kanë dhënë definicione të ndryshme rreth ndërmarrësisë. Ndër ta mund ti veçojmë Richard Cantillon që thotë se “ndërmarrësia është aktivitet ekonomik në kushte të pasigurisë.”

Joseph Schumpeter, aktivitetin ndërmarrës e definon si  “destruksion kreativ”.

Peter Drucker, ndërmarrësinë e paraqet si biznes që organizohet dhe kryhet në mënyrë sistematike dhe të efektshme. Ndërmarrësinë e trajton si pjesë të aktiviteteve afariste dhe të detyrave udhëheqëse, pjesë te menaxhmentit ndërmarrës. Sipas Drucker, ekonomia ndërmarrëse është fenomen kulturor dhe psikologjik, po aq sa është fenomen ekonomik dhe teknologjik.

Thënë shkurt, ndërmarrësia si kulturë dhe koncept i të menduarit ekonomik, paraqitet si resurs i rrallë, si agjent i ndryshimeve shoqërore (dhe politike). Ndëmarrësia përpiqet ti organizojë gjërat ndryshe. Arma kryesore e ndërmarrësit është “destruksioni kreativ” dhe novatorizmi sistematik.

 

Shkëputur nga libri Ndermarrësia i Dr. Emeric Solymossy dhe Dr. Safet Merovci

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cka-eshte-ndermarresia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala