Çka është menaxhmenti?

Autori:Zekirja Shabani

Menaxhmenti është proces me të cilën përballemi të gjithë në baza ditore. Duke filluar me zgjimin nga gjumi, funksionimi i ditës, e deri tek kthimi në shtrat. Është proces nga i cili askush nuk shpëton, duke filluar nga menaxhimi i vetvetes, menaxhimi i të tjerëve apo i rrethanave të ndryshme. Menaxhmenti ka klasat dhe degët e saja, të cilat ndahen në fusha të ndryshme si menaxhmenti financiar, menxhmenti i një organizate, menaxhimi i vetvetes etj. Në këtë artikull do të fokusohemi në menaxhmentin organizativ, duke u munduar të pajisemi me njonuri bazike dhe të përgjitshme të menaxhmentit.

Definicione rreth menaxhmentit:

Definicionet e menagjmentit janë të shumta, por në përmbledhje të gjitha prekin pikat kryesore si : planifikmin, organizimin, udhëheqjën dhe kontrollin.

Henri Fayol, për menagjmentin thotë: “Të menagjosh është të parashohësh dhe të planifikosh, të organizosh, të komandosh, të ko-ordinosh dhe të kontrollosh.”

Definicioni i Harold Koontz është: “Menagjmenti është arti i bërjes së gjërave përmes dhe me njerëzit në grupe organizuara formale.”

Ndërsa definicioni i Peter Drucker thotë kështu: “Menagjmenti ështhë organ multi-qëllimësh e cila e menagjon biznisin, menagjon menagjerët dhe menagjon puntorët dhe punën.”

4 funskionet e menaxhmentit.

Planifikimi është funksioni i menaxhmentin e cila ngërthen në vete caktimin e një qëllimi, dhe krijimi i një plani apo rruge për arritjen e atij qëllimi.

Organizmi është funksioni i menaxhmentit e cila përfshinë krijimin e strukturës organizative dhe alokimi i burimeve njerëzore, për arritjen e objektivave.

Udhëheqja përfshinë metodat dhe mënyrat të cilat menaxheri i përdor për influencimin, motivimin e punëtorëve gjatë udhëtimit për arritjen e qëllimeve.

Kontrolli përfshinë mbikqyrjen e procesit të punës përgjatë rrugës për arritjen e qëllimeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cka-eshte-menaxhmenti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala