Çka është Marketingu?

Pa marrë parasysh se a është restaurant me 40 puntorë, apo kontabilist i vetëm, çdo biznis ka nevojë ta kuptojë vlerën e marketingut.
Marketingu të ndihmon ta arrish audiencën e targetuar, ta rritësh bazën e konsumatorëve, dhe së fundi ta rrisësh profitin tënd. Marketingu është më shumë sesa kapmanjat e mëdha të reklamave dhe logove atraktive. Marketingu është pjesë kyçe e biznisit tënd dhe ka nevojë të jetë në planet tuaja që nga fillimi i udhëtimit biznesor.
Çka nënkuptohet me Marketing?
Ka shumë definicione përsa i përket marketingut. Nga aspekti gjuhësor fjala Marketing rrjedh nga gjuha angleze, ‘Market’ dmth treg, ndërsa sufiksi ‘ing’ – tregon një veprim që po ndodhë tani. Ndërsa përsa i përket aspektit ekonomik, marketierët kanë dhënë definicionet e tyre. Si përbledhje marketingu mund të shprehet si një përzierje e aktiviteteve biznesore, të cilat punojnë drejt një qëllimi më të madh për ndërtimin e brendit dhe biznesit. Marketingu ka të bëjë me identifikimin dhe kuptimin e konsumatorëve dhe zhvillimin e produkteve për të cilat kanë nevojë ata. Marketingu është i rëndësishëm në shumë aspekte të biznisit tënd, duke filluar se si përshëndeten konsumatorët tuaj në telefon, procedurat e shërbimeve ndaj konsumatorëve, qfarë rroba vishen nga stafi, e deri tek e-maili yt.