Çka është Lidershipi ?

Autori:Avdyl Pajaziti

Në sensin e gjerë të fjalës, ‘lideri’ është ai i cili i mbledh njerëzit së bashku dhe i drejton ata drejt në qëllimi të përbashkët. Çdokush mund ti tregoj tjetrit se çfarë të bëj, por lidershipi efektiv kërkon më shumë sesa të kesh aftësi të caktosh detyra në grup.

Gjatë historisë, shumë është shkruar rreth asaj se çka nënkupton të jesh lider. Peter Drucker, apo siç nihet “babai i menagjmentit” thotë se definicioni i vetëm i një lideri është: “Ai i cili ka pasues”.  Historiani i shekullit të nëntëmbëdhjetë Thomas Carlyle besonte se liderët janë të lindur e jo të krijuar, përderisa filozofi anglez Herbert Spencer, argumenton se liderët janë si rezultat i shoqërisë në të cilën ata jetojnë.

Studime dhe hulumtime të panumërta kanë sjellë argumente të detajuara të sjelljeve, stileve, aftësive dhe karakteristikave që i përkasin lidershipit. Hulumtuesit e Universitetit të Michigan-it, kanë identifikuar tri specifika të llojit të liderit – orientues të detyrave, participues, dhe orientues të lidhjeve – , ky studim është bërë në vitet 1940 dhe 50. Në vitet e 70-ta, autori Raplh Stodgill ka numëruar gjatë kategori të faktorëve personal të lidhura me lidershipin – kapaciteti, arritja, përgjegjësia, participimi, statusi dhe situata. Ndërsa, në vitin 2000 ‘Harvard Business Revieë’ ka shpalosur 6 stile të ndryshme të lidershipit: komandues, vizionar, bindës, demokratik, ‘hap-qitës’ dhe trajnues.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cka-eshte-lidershipi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala