Citostatikët në Kosovë, shumëfish më shtrenjtë sesa në Britaninë e Madhe

Autori:Zekirja Shabani

Disa nga citostatikët të cilët i blen Klinika e Onkologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë shumëfish më të shtrenjtë sesa çmimi i tyre në Britaninë e Madhe, shkruan sot në vazhdimin e katërt të serisë së teksteve për citostatikët në Koha Ditore.

Gazeta ka siguruar një raport të Bankës Botërorë me titull “Lista e barnave të Onkologjisë”, e punuar nga Ruth Leport, ku jepen hollësi për dallimet mes çmimeve në Kosovë dhe vendet tjera për citostatikë, për nevojën e ndryshimeve në politikat e prokurimit, në blerjen dhe shpërndarjen e barnave, si dhe në trajtimin e pacientëve.

Ampula chlorambucil sipas këtij raporti në Britaninë e Madhe kushton 1, 97 centë, ndërsa QKUK-ja të njëjtin produkt e blenë me 10 euro. Zelanda e Re, ndërkaq, këtë produkt e blenë për 0, 55 centë.

Një produkt tjetër që sipas raportit ka dallim të madh në çmim është ampula goserelin. Në Kosovë një ampulë e tillë blihet 390 euro, e njëjta në Britaninë e Madhe blihet 286 euro, ndërsa në Zelandën e Re çmimi i këtij produkti është 274, 98 euro. Tjetër produkt që ka dallim të madh në çmim është ibandrocid-tableta e cila në Britaninë e Madhe blihet 0, 50 centë, ndërsa sipas raportit të BB-së, Kosova e blenë 6 euro e Zelanda e Re nuk e ka fare në listën esenciale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/citostatiket-ne-kosove-shumefish-me-shtrenjte-sesa-ne-britanine-e-madhe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala