Çitaku nis punën si ambasadore në SHBA

Ambasadorja e re e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se ka mbërritur në Uashington.
Çitaku ka shkruar në profilin e saj në “Facebook” se ndjehet e nderuar nga detyra e re që i ka dhënë shteti, dhe ka falënderuar vendin ku do të shërbejë për mikpritjen.
“Sapo kam arritur në Uashington. Shumë e nderuar me detyrën time të re. Faleminderit për mikpritjen e ngrohet”, ka shkruar Çitaku.