Çitaku ambasadore në Amerikë

Autori:Avdyl Pajaziti

Vlora Çitaku është dekretuar si ambasadore e re në Amerikë. Ajo tani mund të konsiderohet zyrtarisht si ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Se Çitaku ka marrë agremanin diplomatik nga Departamenti i Shtetit në SHBA, për Klan Kosovën e konfirmon Zëvendësministri I Punëve të Jashtme Petrit Selimi.

Selimi tha se Ministria e Punëve të Jashtme është njoftuar nga departamenti I shtetit për dhënien e agremanit diplomatik për Vlora Çitakun e cila tashmë mund të konsiderohet si ambasadore e Kosovës në Washington, e treta që nga pavarësia.

Dekretimin e Vlora Çitakut si ambasadore e re në Amerikë, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Presidentes Arbër Vllahiu duke thënë se kjo është punë e kryer.
Çitaku në këtë detyrë të re do të pasojë ambasadorin aktual në Washington, Akan Ismaili.

Para se Çitaku të emërohej si ambasadore, ajo kryente punën e Konsullit të përgjithshëm në New York.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/citaku-ambasadore-ne-amerike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala