Cili do të jetë fati i tempullit ortodoks “Krishti shpëtimtar”?

Autori:Gazeta Fjala

Që nga fillimi i vitit 1990, kur nga peshkopi i atëhershëm, e më pas patriku serb Pavle, ishte hedhur ideja për ndërtimin e katedrales, kisha e “Krishtit shpëtimtar” (Hristos spasos), një tempull ortodoks serb në Prishtinë, e deri më sot, ndërtimi i kësaj kishe nga shqiptarët e Kosovës ishte parë si problem politik, e në vitet e fundit është bërë kontest gjyqësor ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Universitetit të Prishtinës.

Kjo për faktin se kisha ortodokse serbe”Krishti shpëtimtar”, është ndërtuar në hapësirën, të cilën Universiteti i Prishtinës e konsideron të jetë nën shfrytëzimin e tij, rreth 50 vjet me radhë.

Për më tepër, objektit të kishës i janë nisur themelet dhe është ndërtuar gjatë dekadës kur në Kosovë sundonin institucionet nën masat e dhunshme të regjimit serb të Slobodan Milosheviqit, i cili ishte akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë edhe ato në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cili-do-te-jete-fati-i-tempullit-ortodoks-krishti-shpetimtar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala