Cilët aktorë do të stolisen sonte me Oscar?

Pas pak çastesh do të fillojë e shumëpritura mbrëmja e ndarjes së çmimeve Oscar. Gazeta e famshme britanike, The Guradian, ka bërë një analizë cili aktor ka gjasat të fitojë çmimin më prestigjioz në kinematografi dhe cila aktore.
Sipas kësaj gazete, gjasat për aktorin më të mirë i ka Eddie Redmayane për rolin e Stephen Hawking në filmin The Theory of Everything.
Ndërsa, si aktore më e mirë favorizohet Julianne Moore për rolin e saj si Dr. Alice Howland në filmin Stil Alice. Sipas Guardian-it, kjo aktore jo vetëm që duhet ta fitojë Oscarin, por edhe do ta fitojë atë.