Cilësitë e Steve Jobs që e bënë atë gjeni

Si ish shef i Steve Jobs, Jon Skulli, i cili e drejtoi kompaninë ‘Apple’ nga 1983 deri në 1993, tregon cilësitë që Stiv Jobs i posedonte.
“Një gjë të cilën e mbaj mend më së shumti reth Steve Jobs është se sa pasionant ishte në atë që e bëntë. Ai ishte në gjendje të sakrifikonte aq shumë gjëra të jetës së tij për të lënë një “gjurmë në univers”, siq thoshte ai.
Skulli-t gjithashtu i kujtohet, se “Jobs nuk ishte tip i lehtë të krahasoheshe me të” ai ishte në mënyrë konstante “inspirues, dhe gjithmonë karizmatik” dhe një “gjeni i vërtetë”.
Çka i’a theksonte këto cilësi ? Dhurata e vërtetë që Zoti i’a dha Jobs-it nuk ishte në aftësinë e tij për të krijuar gjëra të reja, thotë Skulli, por talenti i tij i mrekullueshëm për ‘zgjidhjen e nyjeve’. “Inovacioni ndodhë së pari në avatazh të industrisë”, thotë ai.
“Dhe në qoftë se një fushë përplaset me fushën tjetër, atëherë këtu e ka vendin inovatori.”
Jobs nuk ishte zbulues, por ishte vizionar, i cili kombinonte atë që e shihte nga fushat e ndryshme për të prodhuar produkte mbresëlënëse e unike. Për të krijuar fotografi digjitale për iPhone, Jobs përmblodhi “njohuritë e tij në fushën e elektronikës, në ‘wireless’ të telefonave mobil, si dhe aftësitë e tij si inxhinier softuerik”.
Skulli poashtu tha për gjeniu-n Jobs se “paraja nuk ishte priorieti i tij, ai vetëm donte që ta bënte rrjedhën e jetës më të lehtë”.