Cilësia e dyshimt e barërave

Dyshime për cilësinë e barnave që qarkullojnë në tregun farmaceutik të mërkurën kanë shfaqur edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët janë anëtarë të Komisionit për shëndetësi.
Këto dyshime, sipas tyre, rriten kur në barnatore ende gjenden barna që në treg hyjnë përmes kontrabandës.
Deputetët kanë deklaruar se kontrabanda e barnave nga pjesa veriore e banuar me serbë po e çrregullon tregun farmaceutik, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë, në paraqitjen e tij para Komisionit, kryeshefi i Agjencisë për Produkte Mjekësore (AKPPM), Arianit Jakupi, ka thënë se çështja e tregut të zi përmes pjesës veriore do të përfundojë edhe disa ditë.
Ai ka deklaruar se ka një marrëveshje që të gjitha subjektet farmaceutike të veriut të licencohen në AKPPM deri më 31 maj. Megjithatë, prej 19 subjekteve farmaceutike deri të mërkurën janë licencuar vetëm shtatë prej tyre.