Cilat janë risitë e iOS9

Autori:Avdyl Pajaziti

Sistemi i ri operativ i Apple, iOS9, do të lansohet për publikun gjatë vjeshtës.

Apple Pay është lansuar në Mbretëri të Bashkuar, por kompania Apple ka shtuar një veçori të re për këtë në mënyrë që ta bëjë sistemin e pagesave më të lehtë për t’u përdorur.

Kur iOS 9 të lansohet këtë vit, përdoruesit do të jenë në gjendje që të hapin Kuletën e tyre nga ekrani i mbyllur thjeshtë duke klikuar dy herë në butonin Home, transmeton Lajmi.net.

Kjo do t’u shfaqë atyre bankën dhe kartën e tyre pa pasur nevojë që ta hapin celularin – në mënyrë të ngjashme me Apple Watch.

iOS 9 i Apple momentalisht është në versionin beta dhe vetëm zhvilluesit kanë pasur qasje në të, për të ndihmuar në përmirësimi dhe testimin e tij.

Sistemi pritet të lansohet për iPhone, iPad dhe iPod në vjeshtë – edhe pse nuk është dhënë ndonjë datë e saktë për këtë. (Lajmi.net)

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cilat-jane-risite-e-ios9/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala