Cila diplomë ju bën të pasur?

Dikush studion atë që dëshiron, dikush kishte shkuar në një fakultet për shkak të presionit nga familja dhe dëshira e prindërve, dikush do një diplomë që më lehtë të punësohet. Por çfarë të studiojnë ata që duan të jenë të pasur?
„Business Insider” ka përgjigje për këtë pyetje: Inxhinierët. Më shumë se një e pesta, përkatësisht 22 për qind e njerëzve janë më të pasurit e botës që kanë studiuar të bëhen inxhinier. Nëse inxhinier nuk tingëllon si profesion atraktiv, paramendoni për „Business” diplomën e kanë 12 për qind të njerëzve më të pasur në botë.
Interesant është se në vendin e tretë janë ata të Fakulteteve të Arteve dhe pas tyre vijnë diplomat e ekonomistëve, shkencëtarëve, matematikantëve dhe avokatëve.
Studentët e shkencave sociale duhet të jenë me më shumë fat herën tjetër.