Cikloni “Anton” godet edhe Kosovën

Cikloni Anton (i emëruar nga Universiteti i Berlinit), pritet që të kalojë edhe në vendet e Ballkanit. Edhe territori i Kosovës pritet të përfshihet nga ky ciklon.
Nga pamjet e fundit satelitore dhe hartat sinoptike, cikloni në fjalë ka filluar të mbledh energji mbi detin Tiren dhe në pjesë veriore e qendrore të Italisë, dhe mbi rajonin tonë po sjell të reshurat e para të shiut, e në disa pjesë të Kroacisë dhe Bosnjës edhe reshje të borës.
Gjatë ditës së nesërme cikloni do të vazhdojë të fuqizohet duke arritur vlera barike edhe nën 1000 mb, ku do të zhvendoset më në juglindje duke sjellë edhe më tutje vranësira dhe të reshura mbi rajon, që në vende-vende do të jenë intensive, sidomos në Kroaci, Mal të Zi dhe Shqipëri