Cigaret më të shtrenjta në botë

Vende të ndryshme përdorin restriksione të ndryshme kur është në pyetje mbrojtja e shëndetit të popullsisë, siç është për shembull, ndalimi i pirjes së duhanit në vende publike.
Por, po ashtu, ato vendosin akcizë të lartë në këto produkte, për ç’shkak cigaret bëhen shumë të shtrenjta.
Çmimi mesatar i një pakoje me cigare (20 copë), është aq i lartë në disa vende, sa që qytetarët detyrohen thjeshtë, ta lënë duhanin.
Në Australi, ku cigaret janë më të shtrenjtat në botë, një pako kushton 16 dollarë (amerikanë)
Kjo është lista e 10 vendeve me cigaret më të shtrenjta në botë.
1. Australia, 16,11 dollarë
2. Zelanda e Re, 14,67 dollarë
3. Norvegjia, 14,48 dollarë
4. Britania e Madhe, 12,25 dollarë
5. Islanda, 9,51 dollarë
6. Kanada, 9,26 dollarë
7. Franca, 8,83 dollarë
8. Zvicra, 8,77 dollarë
9. Papua Guinea e Re, 8,23 dollarë
10. Suedia, 8,15 dollarë