Çifti homoseksual që pritën 55 vjet për tu martuar

Autori:Zekirja Shabani

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, për lejimin e martesave mes së njëjtës gjini, çiftet në të gjithë Amerikën, janë rreshtuar për të i dhënë betimet e tyre, raporton BBC.

Thonë që dashuria vjen pë rata që presin, por për çiftin Geoge Harris dhe Jack Evans, u deshëm dekada pritje që më në fund të e zyrtarizojnë dashurinë e tyre.

Çifti kanë qenë së bashku për 55 vite, dhe ishin të parët në shtetin e Dallasit që e zyrtarizuan lidhjen e tyre, menjëherë pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Shumë media kanë qenë të pranishëm në momentin kur çifti i dhanë betimet e tyre.

Harris 82 vjeçar kishte të veshur një kostum të errët, kurse burri i tij Evans, ishte i veshur me një kostum blu.

Çifti i sapomartuar ishin njoftuar në vitin 1960.

“Me Geroge jam takuar në një festë dhe që atëherë ne nuk kemi fjetur asnjëherë ndarasi”, është shprehur Jack Evans për BBC.

Kjo ceremoni e çiftit është e dyta në jetën e tyre.

Edhe pse kisha nuk e lejon martesën mes së njëjtës gjini, çifti janë martuar në një kishë në Dallas në vitin 2014, sepse prifti ishte shumë liberal karshi kësaj çështje dhe kishte pranuar që të i martonte.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cifti-homoseksual-qe-priten-55-vjet-per-tu-martuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala