“Charlie Hebdo” pa Muhamedin

Karikaturisti kryesor i revistës satirike “Charlie Hebdo” Lus ka thënë se më nuk do të vizatojë karikaturat e profetit Muhamed, transmeton sot AFP.
Lus ishte ai që në faqen kryesore vizatoi karikaturën e Muhamedit pas së cilës në janar xhihadistët kryen një sulm në redaksi në Paris ku u vranë 12 njerëz.
“Nuk do të vizatoj më figurën e Muhamedit. Kjo nuk më intereson më”, ka thënë karikaturisti Lus.
Në mesin e të vrarëve më 7 janar ka qenë edhe redaktori kryesor i revistës Stephan Charbone si dhe edhe tre karikaturistët e njohur në Francë si Qabes , Tinjus dhe Volynskyi .
E gjithë bota e ka dënuar sulmin duke u solidarizuar kështu me revistën Charlie Hebdo.