“Charlie” bën satirë me fëmijët me sindrom down, polemika në Francë

Autori:Gazeta Fjala

Numri i radhës së Charlie Hebdo sjell një tjetër kopertinë polemizuese. Në përpjekjet për të vënë në lojë komentet raciste të eurodeputetes Nadine Morano, e përjavshmja satirike franceze ka përdorur si ofendim sindromin down, duke vizatuar gjeneralin De Gaulle me një fëmijë të tillë në krah.

Morano, vajza down e De Gaulle-it ishte dicituara shoqëruese që duhet të vinte në lojë deklaratat e ish ministres. Kjo e fundit citonte fjalët e ish liderit historik se Franca është vend judaiko-kristian, duke shtuar se duhet të mbetet e tillë e jo të bëhet muslimane.

Shumë shpejt megjithatë, kanë mbërritur reagime nga shtresa të ndryshme të shoqërisë që kujtojnë se fëmijët e prekur nga kjo sëmundje duhen konsideruar si të gjithë të tjerët./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/charlie-ben-satire-me-femijet-me-sindrom-down-polemika-ne-france/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala