Çfarë thanë Kurti e Rugova gjatë protestave studentore të vitit ’97 (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot bëhen 18 vjet që nga koha kur nisën protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997, për shkak se regjimit i atëhershëm i Sllobodan Millosheviqit dëboi shqiptarët nga institucionet arsimore.

Pos masave të dhunshëm që ai regjim kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Protestave u prinë studentë dhe profesorë të Universitetit të Prishtinës. Në ballë të protestave ishin studentët: Albin Kurti, tash deputet dhe ish-kryetar i Vetëvendosjes, Driton Lajqi, tash këshilltar i Kryetarit të Kuvendin të Kosovës, Bujar Dugolli, tash dekan i Fakultetit Filozofik dhe ish-ministër dhe Muhamet Mavraj, sot botues.

Nga arkiva e Associated Press gjejmë një prononcim të Albin Kurtit më 4 nëntor 1997, atëherë anëtar i kryesisë të Unionit të Pavarur të Studentëve, dhe një konferencë për shtyp të thirrur nga lideri i atëhershëm Ibrahim Rugova.

“Protestat nuk do të ndalen derisa të plotësohen kërkesat tona kryesore. Ne po bëjmë presion përmes ndërkombëtarëve në qeverinë serbe, pasi kështu mund të jemi faktori më i rëndësishëm në vend. Ndoshta në këtë mënyrë policia serbe brenda 2,3 apo 4 ditëve protestuese do ta kuptojë se po përballet me dikë që ka një qëllim”, kishte thënë Kurti.

Ndërkaq, Ibrahim Rugova në gjuhën serbo-kroate, duke përkrahur dhe paralajmëruar se studentët kosovarë do të luftojnë që të mësojnë në shkollat dhe universitetet kosovare, para gazetarëve kishte thënë: “Presim një rund të ri negociatash, dhe shpresojmë se do të arrijmë rezultate pozitive. Kërkojmë edhe një herë nga pala serbe të jetë më bashkëpunuese, dhe të nis zbatimin e marrëveshjeve që kemi nënshkruar. Është e thjeshtë, dhe do të kishte efekte pozitive në situatën në Kosovë.” /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cfare-thane-kurti-e-rugova-gjate-protestave-studentore-te-vitit-97-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala