Çfarë tha Ilir Deda, që nuk i pëlqeu Vetëvendosjes

Autori:Gazeta Fjala

Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda, në diskutimin e sotshëm në mbledhjen e Komisionit për Integrime Europiane shprehu shqetësimin e për acarimin e skenës politike të Kosovës. Ai i drejtoi kritika edhe Qeverisë, edhe partisë së vet, Vetëvendosjes.

Kjo e fundit reagoi duke e cilësuar qëndrimin e tij personal dhe në shpërputhje me ato të Vetëvendosjes.

Po çfarë tha deputeti Ilir Deda?

Siç raportohet nga kjo mbledhje, ai ka shprehur shqetësimin e tij për nivelin e gjuhës që po përdorin udhëheqësit e partive politike në vend. Deda, sipas KP, e ka quajtur gjendje jo normale përdorimin e policisë nga Qeveria për gjëra që nuk duhet të përdoret, si dhe heqjen me dhunë të grilave të Qeverisë nga partia e tij, Vetëvendosje.

Ndërsa gjuha politike e degraduar së fundi nga politikanët e vendit, për anëtarin e Komisionit për Integrime Evropiane nga Vetëvendosja Ilir Deda është mjaftë shqetësuese. Deda theksoi se nëse Kosova mëton të bëhet pjesë e BE-së, atëherë edhe komunikimi mes drejtuesve të partive duhet të jetë në nivel të tillë.

“Ne shtyhemi publikisht, por nuk ulemi të flasim. Kjo është ajo çka iu përket udhëheqësve të partive politike dhe kjo e tregon një papjekuri të madhe të këtyre udhëheqësve. Sepse mund t’iu them, është vështrim personal, atë që po duket si një triumf i një vendi tjetër ndaj vendit tonë, ne në vend se të kemi një komunikim të shohim se si të dalim nga një gjendje që e ndjejmë të gjithë kolektivisht, e kundërta po ndodh dhe nuk është në rregull që atë që unë e shoh si triumf të Serbisë, partitë politike shqiptare të bien në nivel çfarë kanë ra, që Qeveria të përdor policinë, qysh nuk lejohet të përdoret në një shtet demokrat, dhe që subjekti që i takoj unë të tentojë me dhunë t’i heqë grilat nga Qeveria, kjo nuk është situatë normale”, citohet të ketë thënë Dedaj.

Deputeti i VV-së shprehu frikën që politika e partive politike shqiptare do të shkojë drejt konfrontimit, ndërsa në anën tjetër do të ketë konsolidim të bashkësisë së komunave serbe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cfare-tha-ilir-deda-qe-nuk-i-pelqeu-vetevendosjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala