Çfarë ndodhi sot me Sami Lushtakun ? (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-komandanti i UÇK-së Sami Lushtaku të martën ishte dërguar për vizitë mjekësore në QKUK.Por, tentativat e tij për t’iu shmangur gardianëve të burgut bënë që të vihet në aksion policia e EULEX-it.

Derisa Lushtaku arriti t’u shmanget gardianëve të burgut, ishte Policia e EULEX-it, së bashku me atë të Kosovës, të cilët e arrestuan pasi theu rregullat e burgut,.

Menjëherë pas arrestimit, Lushtaku, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, u dërgua në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Kjo Gjykatë mori vendim që ish-komandantin e UÇK-së Sami Lushtakun ta transferojë në burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc të Podujevës.

I menjëhershëm ishte reagimi i Drejtorisë së Burgjeve, e cila mori vendim për suspendimin e 3 gardianëve, të cilët e kishin përcjellë Lushtakun gjatë vizitës mjekësore në QKUK. transmeton KTV

Ndërsa Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se Sami Lushtaku, me leje të gjykatës, të martën ishte dërguar për një kontroll ditor te kardiologu në QKUK, duke mos dhënë më shumë detaje.

I mbyllur për këtë çështje është edhe vet avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci, i cili nuk ka pranuar të japë detaje lidhur me situatën e krijuar të martën në QKUK.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cfare-ndodhi-sot-me-sami-lushtakun-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala